10 ushqimet që ju duhen këtë verë

Kur jashtë është nxehtë, edhe nëse nuk jeni aq të uritur gjatë muajve të nxehtë të verës, mos i neglizhoni vaktet që përfshijnë këto ushqime të cilat janë të shkëlqyera për dietën tuaj dhe ju mbajnë në superformë gjatë gjithë stinës së nxehtë.
Shalqiri
Nëse doni një shenjë të qartë që vera ka ardhur tamam, lëngu i shalqirit ua vërteton. Një fetë shalqi do të na rifreskonte trupin dhe energjitë, por edhe sallatë do të ishte super. Përmban 92% ujë si dhe një dozë të lartë fibrash dhe vitaminash A dhe C. Shalqiri ka veti të mëdha nutricionale dhe  hidratuese.
Luleshtrydhet
Vera është praktikisht sinonim i fjalës ‘luleshtrydhe’ e cila është një frut ideal kur është fjala për të humbur peshë. Një burim i lartë fibrash, luleshtrydhet ju mbajnë të ngopur dhe hyjnë tek frutat me më pak kalori. Një porcion luleshtrydhe janë një zgjidhje ideale për të përshpejtuar metabolizmin, sidomos kur integrohen në sallata të ndryshme.
Domatet
Plot me antioksidantë vitalë, vitamina A dhe C, acid folik dhe hekur, domatet vijnë me një varietet ngjyrash, përmasash dhe formash. Janë ideale për shëndetin e zemrës dhe reduktojnë riskun e disa tipeve të kancerit. Kanë gjithashtu përmbajtje të lartë uji, çka i bën perfekte në sallata ose lëngje të ndryshme.
Humus dhe selino
Humusi është një nga ushqimet më në modë dhe i shkëlqyer për disa arsye. Receta tipike e tij është ajo me qiqra të ziera pure, vaj ulliri, tahin, krripë dhe lëng limoni. Por ky krem i shijshëm është gjithashtu  i pasur me proteina, fibra dhe minerale që ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak dhe redukton kolesterolin. Humusi përmban 25 kalori për një lugë gjelle kurse një kërcell selinoje vetëm 6 të tilla, prandaj do të ishte një kombinim i mirë për t’u shijuar gjatë gjithë ditës.
Avokado
Na vjen keq për ju që e urreni avokadon, por është një superushqim dhe  qëndron në majë të trendeve ushqimore. Pse? Sepse është e pasur me acide yndyrore omega-3 dhe është një burim i mirë i vitaminës K dhe E, fibrave, kaliumit dhe acidit folik.  Në tosta, sallata, burgera apo e gjallë, avokadot përmirësojnë tretjen, rregullojnë presionin në gjak dhe balancojnë kripën në trup.
Perime të pjekura dhe fruta deti
Pjekja në skarë është një nga gjërat më të mira që bëjmë gjatë verës, pasi na jep mundësinë të përfitojmë nga proteinat e perimeve dhe peshkut të cilat janë të ulëta në kalori dhe yndyra.
Kastravecë
Me 95% ujë, kastravecët janë një perime ‘cool’ e verës dhe protagonistë të një pjese të madhe të sallatave dh barbecue-ve. Na sigurojnë nutrientë të dobishëm si vitamina K dhe C, magnezi, kalciumi, hekuri, fosfori e silici. Janë gjithashtu të dobishëm për indin lidhor, kockat dhe lëkruën. Dhe mbi të gjitha ka një arsye pse tradita e lashtë e vendosjes së fetave të kastravecit në sy, po transmetohet brez pas brezi?
Supat e ftohta
Kush thotë se nuk hahet supë gjatë dimrit? Supat e ftohta dhe gazpaçot janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur, mjafton një blender. Gjithashtu sigurojnë një vakt që të mban të ngopur, freskues dhe të pasur me fibra. Duke kombinuar përbërës si avokadot e domatet do të krijoni një supë kremoze që do të çojë dietën tuaj në një nivel tjetër.
Ice Pops (kasatat) e bëra në shtëpi
Goditeni të nxehtin me akull këtë verë. Largoni nga jeta juaj të gjitha variantet e blera në market dhe përgatisni variantin tuaj të shijshëm. Duke përdorur fruta të freskëta, do të mbani nën kontroll sasinë e sheqerit të konsumuar. Një variant ideal edhe për fëmijët është ky.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button