11% e bizneseve shkurtojnë stafin – COVID-19, Denaj mbledh Këshillin e Investimeve

Rreth 11 për qind e kompanive shqiptare kanë shkurtuar vende punë si pasojë e masave të marra nga qeveria ndaj frenimit të COVID -19.  Rezultati është bërë publik në anketën e zhvilluar nga Këshilli i Investimeve me 360 biznese, ku 37 për qind e tyre shprehen se nuk kanë marrë asnjë masë. Për të adresuar problematikat dhe shqetësimet e biznesve, Ministrja e Financave Anila Denaj ka zhvilluar mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Investimeve. Denaj theksoi se lehtësitë e ndërmarra nga qeveria në dy paketat financiare janë pritur mirë nga sipërmarrja.

““Bizneset kanë vlerësuar masat që ka marrë qeveria shqiptare dhe sigurisht disa masa janë vlerësuar më shumë se disa të tjera. Konkretisht, bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë mendojnë se shtyrja e afatit të pagesës së kredisë është masa shumë e mirë e marrë dhe në kohën e duhur nga qeveria, sigurisht e ndjekur dhe nga garancia sovrane, e cila në paketën e dytë zgjeron dhe përfshin dhe nevojat që ka adresuar biznesi, në komunikimet që janë zhvilluar, në raport me nevojën që kjo garanci bankare të mos ishte e fokusuar vetëm te pagat, por edhe për nevoja likujditeti në raport me blerjen e mallrave dhe qarkullime të aktivitetit në veçanti. Sigurisht mbështetja e biznesit të vogël është vlerësuar në këtë anketë si një masë mbështetëse shumë e rëndësishme e cila, e shoqëruar edhe nga pagesa e pagave dhe riskedulimi i pagesës së tatim fitimit sjellin efektivitet dhe likujditet të shtuar në sektorë të cilët i takojnë këtyre bizneseve”, u shpreh Ministrja.

Diskutimet e pjesëmarrësve u përqendruan edhe mbi katër çështjet të vëna në dukje nga sondazhi si papunësia, rimbursimi i TVSH-së dhe zbutja e gjobave nga administrata tatimore, likuiditeti dhe rigjenerimi i agroindustrisë me skema të plota mbështetjeje dhe subvencioni.

Elisabeta Dosku / SCAN

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button