111 vite me parë, më 1 Dhjetor 1909, u hap shkolla Normale e Elbasanit

Si sot, 111 vite me parë, më 1 Dhjetor 1909, u hap shkolla Normale e Elbasanit, e cila fuksionoi si shkolla e parë e mesme pedagogjike. Vendimi për hapjen e kësaj shkolle u morr gjatë Kongresit të Elbasanit në 2-9 Shtator të vitit 1909, pas Kongresit të Manastirit i cili vendosi për alfabetin në gjuhën shqipe.
Gjatë Kogresit të Elbasanit u shtrua nevoja për të përgatitur sa më shumë mësues pas rritjes së numrit të shkollave në gjuhën shqipe. Drejtor i parë i shkollës Normale të Elbasanit ishte Luigj Gurakuqi.
Në çeljen e parë të saj u regjistruan 140 nxënës, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova dhe Çamëria nga të gjitha trevat shqiptare jashtë kufijve.
Ishte një ngjarje e rëndësishme pasi pas unifikimit të alfabetit po përgatitej një brez i ri mësuesish që do të përhapte dijen nga të gjitha anët e Shqipërisë duke i bashkuar kulturalisht dhe duke shpërndarë vlerat kombëtare.