16 ditë në grevë, naftëtarët e Ballshit me lot në sy: Të na japin librezat dhe të zhdukemi nga ky vend. Jemi 1 mijë familje pa bukë

Nga protesta ne Ballsh

Naftëtarët e Ballshit po protestojnë paraditen e sotme para Uzinës dhe kërkojnë të marrin librezat e punës, që siç thanë, “të zhduken nga ky vend sa më parë”.

“Do futemi aty, të vijë pronari. Të na japi liberzat. Kryeministri të mos dali në studio e të thotë mos u mërzisni. Çi duan nga 3 milion lek ata depuetë atje. Çi duan ata ato lekë. Turpi do t’i mbulojë. Turpi do t’i mbulojë”, tha një prej naftëtarëve.

“Janë 1 mijë familje pa bukë. Na mbytën mafiozët. Të vijë këtu kryeministri i Shqipërisë. Të na japi përgjigje”, tha një tjetër.

Ndërkohë, një punonjëse e Rafinerisë i kërkoi Ramës e Metës “të mos luajnë” me njëri-tjetrin por të shikojnë hallet e qytetarëve. “I bëjmë thirrje Kryeministrit dhe Presidentit të mos luajnë me njëri-tjetrin por të shikojnë hallet e popullit”, u shpreh ajo.

Pas 16 ditësh në grevë urie dhe pa asnjë reagim nga qeveria dhe deputetët e zonës, një naftëtar me lot në sy ka kërkuar të marrë librezën e punës e të largohet nga Shqipëria. “Të na japin librezat dhe të zhdukemi nga ky vend e të mos dukemi më”, tha ai.



Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close