20-vjeçarja e vrarë nga i shoqi, ç’do ndodhë me kujdestarinë e të voglës? Avokati jep deklaratën e fortë: Unë do t’ju befasoj…

Avokati i familjes së Caroline, 20 vjeçares që u vra nga i shoqi i saj, ka dhënë disa detaje lidhur me kujdestarinë e vajzës së vogël.

Avokati Thanasis Harmanis, e karakterizoi të shtunën “teknikisht të pamundur” kërkesën e familjes së pilotit 32-vjeçar për të marrë kujdestarinë.

“Unë do t’ju befasoj gjithashtu si unë befasova Prokurorin e të Miturve. Më lejoni t’ju them se nëna e Caroline jepte një mijë euro në muaj për të mbështetur të ardhurat e familjes dhe nëna e Caroline është ajo që pagoi vlerën e tokës“, tha ai.

Ndërsa familja e pilotit, vrasësit të rrëfyer, thuhet se ka paraqitur një kërkesë duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët. Ndër të tjera, familja e pilotit paraprakisht sugjeroi që fëmija të ndajë kohën ndërmjet të dy palëve, gjysma për të jetuar në Athinë dhe gjysma tjetër në Alonissos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button