25 raste të reja me COVID-19 sot në Krujë e Kurbin! Dita e parë kur Tirana nuk ka asnjë të infektuar

TIRANË – 25 raste të reja me koronavirus janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit nga 242 testime të kryera duke e çuar në 609 numrin e të infektuarve nga  6017 teste që janë kryer në total.

Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka rast të ri. Por harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë. Nga gjurmimi epidemiologji në Krujë, ku ka shpërthyer vatra më e rrezikshme e përhapjes së COVID-19 në një fasoneri fabrikë këpucësh, ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin janë 8 raste të reja.  Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.  Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë, ku prej më shumë se një jave vijon tendenca ku numri i të shëruarve është më i lartë.  Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close