36 mln euro dëm ekonomik, KLSH kallëzon 10 persona

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar një auditimin në institucionet qendrore dhe vendore për pjesën e parë të këtij viti ku janë vërejtur një sërë abuzimesh.

Në raport theksohet se dëmi më i madh i konstatuar është në zbatimin e legjislacionit tatimor i cili është mbi 1 mld lekë ose 8 mln euro e ndjekur nga zbatimi i legjislacionit doganor ku janë konstatuar 3.6 mln euro dëme dhe keqadministrimi i dhënies së pronave shtetërore me qira si dhe PPP-ve me një efekt negativ në buxhet prej 296 mijë eurosh.

Problematike në aspektin financiar mbeten edhe prokurimet publike.

Dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve publike konstatohet si shkelje në: përgatitjen e dokumentacionit të tenderit, hartimin e specifikimeve teknike dhe kritereve të vlerësimit.

Nisur nga shkeljet e konstatuara Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në prokurori 10 kallëzime penale për punonjës të ndryshëm.

Gjatë periudhës janar – qershor 2020 janë rekomanduar nga KLSH 753 ndryshime apo përmirësime ligjore dhe masa organizative gjithashtu KLSH ka rekomanduar 748 masa organizative, në drejtim të forcimit të menaxhimit financiar dhe sistemeve të kontrollit.

Dëmet në buxhet sipas KLSH
-totali 36 mln euro
-tatime 8 mln euro
-dogana 3.6 mln euro
-dhënie e pronës shtetërore me qira 296 mijë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button