4 vite burg për autorin që përplasi me makinë 4 vajza, babai i së ndjerës: Gjykata ma vrau për herë të dytë

Gjykata e Elbasanit denoi me 4 vjet burg Behar Pemen, i cili aksidentoi per vdekje dy vajza te reja dhe dy te tjera i la te plagosura.

Katër vite burg u dhanë nga Gjykata e Elbasanit për Behar Pemën, i cili aksidenti për vdekje dy vajza të reja dhe dy të tjera i la të plagosura.

Ngjarja ndodhi në datën 13 shtator të vitit 2020, në dalje të autostradës së Elbasanit. Katër vajzat nga Shkodra po udhëtonin për të festuar ditëlindjen e 19-vjeçares, Lusinda Garuja, por u kthye në një tragjedi.

Behar Pema, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip “Benz”, goditi nga pas makinën tip “Volswagen”, ku po udhëtonin katër të rejat. Pas përplasjes, ato mbeten të bllokuara në makinë dhe u desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëses për t’i nxjerrë nga aty.

Fatkeqësisht dy prej tyre humbën jetën teksa mbërritën në spital, ndërsa dy munden që të mbijetonin. Nga informacionet që dha policia, shoferi ishte i dehur.

Ndërkohë nga aksidenti i tmerrshëm humbën jetën Lusinda Garuja dhe Zheneta Qellia, 19 dhe 28 vjeçe.

Ky aksident u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka dhënë një intervistë ekskluzive babai i Zhenetës, Et’hem Qallija, i cili tha se gjykata shqiptare e ka vrarë për herë të dytë vajzën e tij.

“Gjykata shqiptare e vrau edhe njëherë vajzën time, kisha shpresë te ligji. Mu dukën pak edhe aq vite burg sa janë në ligi, por thashë kështu e ka vendos parlamenti. Kur u dënua me 4 vite, nuk e di. Nuk do bëj vetëdrejtësi, ja kam lënë çdo gjë drejtësisë këtë person. Familja e saj nuk na ka interesuar, kë ka motër apo vëlla e të tjerë”, tha ai.

Qallia u shpreh se asnjë nga familjarët e Beharit nuk e ka telefonuar për ta ngushëlluar.

“Pas 7-8 muajsh kemi folur me familjaret ë tij. Ka ardhur mbesa e tij që është edhe avokatja e tij, e cila tha që ka ardhur për të kërkuar falje. Pas 8-muajsh falje? Behari ka thënë se jam me tumor, jam me këtë, që të ketë dënim të ulët. Gjykata nuk e ka vërtetuar”, tha babai i së ndjerës.

Ai shtoi se tani u vërtetua se këtu nuk ka drejtësi, por vetëm korrupsion.

“Më krim që ka bërë Gjykata nuk ka bërë as ai person. Ka thënë që ka qenë i dehur Behari, por tani i vranë esëll me një vulë”, përfundoi Et’hem Qallija.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button