50 minuta ‘kokë më kokë’, përfundon takimi në Presidencë, Meta e Basha ndahen me grusht

Nga takimi Meta – Basha, ne Presidence

Përfundon takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe kreu të PD Lulzim Basha në zyrën e kreut të shtetit.

50 minuta kanë qëndruar “kokë më kokë” Meta e Basha, ndërsa menjëherë pas takimit dy liderët janë ndarë me njëri-tjetrin duke u takuar me grusht, për shkak dhe të situatës së Covid-19. Menjëherë pas takimit asnjë nga palët nuk ka folur për mediat.

Ky takim i papritur në selinë e kreut të Shtetit vjen një ditë pas ndryshimeve kushtetuese që u miratuan nga Komisioni i Ligjeve, sipas të cilave në zgjedhjet e ardhshme ndalohen koalicionet dhe hapen pjesërisht listat e kandidatëve për deputetë.

Këto ndryshime shkaktuan reagimin e aktorëve politikë vendas por dhe ndërkombëtarëve. Tashmë pritet se çfarë vendimi do të marrë kreu i demokratëve Lulzim Basha, pasi dhe aleatët i kanë kërkuar që të reagojë sa nuk është vonë për ndryshimet në Kushtetutë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close