I infektuar me koronavirus, reagon Petrit Vasili: Jam top fare!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është infektuar me koronavirus. Ditët e fundit, ka patur spekulime në disa media, lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

I pyetur nga TPZ.al, lidhur me këtë çështje, Vasili ka thënë se ndihet mirë.

Jam top fare“, kjo ishte përgjigja e nënkryetarit të LSI-së.

Përveç Petrit Vasilit, një numër politikanësh të lartë janë infektuar me Covid-19 në Shqipëri, ku përfshihen Blendi Klosi, Damian Gjiknuri dhe Belinda Balluku.

Shifrat e infektimeve janë rritur shumë së fundmi dhe ditën e sotme kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje 12 qytetarë dhe janë infektuar 525 të tjerë.

Kjo e ka detyruar të ashtuquajturin “Komitet të Ekspertëve”, të lajmërojnë masa dhe kufizime të reja, në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Masa e propozuara nga Komiteti i Ekspertëve:

  1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
  2. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
  3. “Smart-working” për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë

/TPZ.al/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close