7 fakte që duhet të dini rreth filmave të “Roki”

1. Charlie Chaplin dhe Elvis Presley ishin fansa të filmit të parë.
2. Për ndeshjen e parë mes Stallone dhe Carl Weathers u bënë rreth 4 javë prova.
3. Vrapi i famshëm i Roki nga shtëpia e tij në Muzeun e Arteve në Philadelphia zgjati rreth 45 km dhe u përdorën 800 fëmijë si aktorë figurantë.
4. Stallone e shkruajti skenarin e parë draft të filmit “Roki” në vetëm 3 ditë e gjysëm. Ky ishte një skenar që ai e mendonte prej 1 viti duke u bazuar tek ndeshjet e Muhammad Ali.
5. Në ndeshjen Balboa/Drago, Lundgren e goditi Stallonen shumë fort në gjoks gjatë xhirimeve duke i sjellë probleme me zemrën.. Ai u dërgua menjëherë në urgjencë dhe pati kujdes intensiv për 8 ditë.
6. Stallones iu ofrua 340.000 dollarë nëse do të shiste skenarin e tij, por të mos luante në të. Pas bisedimesh të bëra, u vendos që ai do të paguhej 20’000 dollarë për skenarin dhe do të merrte një pagesë prej 350 dollarë në javë për të aktruar në film.
7. Rolin e Adrian mund ta luante edhe Susan Sarandon, por ajo u konsiderua shumë “seksi”. Edhe Cher konsiderohej për rolin. Bette Midler e refuzoi, Carrie Snodgress e pranoi por nuk u konfirmua në fund pasi kërkoi të paguhej shumë. Në fund u vendos Talia Shire e cila bëri audicion në momentin e fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button