“7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës”, Rama ironizon keq opozitën, hedh poshtë pretendimin se ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës për plotësimin e 15 kushteve për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pas miratimit të rezolutës nga Parlamenti Evropian.

Rama shkruan me ironi në ‘Tëitter’ se “nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës”!

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus????? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës!”, shkruan Rama në Tëitter.

Më pas shton sërish: Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t’u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close