9 Cilësitë e Një Personi Vërtetë të Fortë Mendërisht

hkencëtarët besojnë se të qenit i fortë mendërisht është një parashikues më i lartë i suksesit sesa inteligjenca, dhe pasi të hidhni një vështrim në cilësitë mëposhtë, do të kuptoni pse.

Të kesh kontroll mbi emocionet dhe vullnetin tënd do të thotë të jesh një individ i fuqishëm që mund të arrish pothuajse gjithçka që synon të bësh.

Dëshironi të dini nëse këto kanë të bëjnë me ju? Lexoni dhe kontrolloni vetë! Ne kemi mbledhur disa hulumtime që mbështesin tiparet e një personi të fortë mendërisht.

Ju nuk shqetësoheni për çështje që janë jashtë kontrollit tuaj.

© New You Magazine / Coleman-Rayner / EAST NEWS

Motoja juaj është “Nëse mund ta rregulloni, mos u shqetësoni; nëse nuk mund ta rregulloni, mos u shqetësoni.” Psikologia Amy Morin shpjegon se nëse jeni një person me mendje të fortë zakonisht nuk shqetësoheni për çështje që nuk mund t’i kontrolloni.

Disa njerëz mund të ndihen të sigurt duke pasur gjithçka të menaxhuar, por disa çështje janë jashtë mundësive tona. Përpjekja për t’i kontrolluar ato do të çojë vetëm në stres dhe humbje të energjisë. Është më mirë ta ruani atë forcë për diçka që në të vërtetë mund ta arrini, ta përmirësoni ose ndryshoni.

Ju i pranoni dhe përballeni me vështirësitë që dalin në rrugën tuaj.

© Depositphotos.com, © Depositphotos.com

Jeta është e vështirë, dhe ju e dini. Jo vetëm kaq por ju pranoni që dështimi, sëmundja dhe trishtimi do të vijnë në një pikë të rrugëtimit tuaj. Por në vend që të zgjidhni të tërhiqeni sa herë që ndodh diçka e pafat dhe të tërhiqeni nga arritja e qëllimeve tuaja në jetë, studimet tregojnë se ju vendosni ta përdorni çdo moment të fatkeqësisë në avantazhin tuaj duke mësuar prej tij. Kjo është një dhuratë nga inteligjenca juaj emocionale, diçka që njerëzit e fortë mendërisht posedojnë dhe e kultivojnë, e cila ju lejon të përballoni emocionet negative.

Ju mund të thoni “jo” pa ndjerë pendesë.

© Depositphotos.com, © Depositphotos.com

Nëse shefi juaj do t’ju pyeste nëse mund të punonit gjatë fundjavës, nuk do ta kishit problem të thoni jo. Ju preferoni të ndiqni axhendën personale siç e keni planifikuar ose të kultivoni marrëdhënien tuaj me partnerin tuaj. Ju jeni të përkushtuara ndaj qëllimeve, përgjegjësive dhe vlerave tuaja dhe nuk lejoni që gjërat e tjera të bëhen pengesë.

Kjo është arsyeja pse nuk bëheni pishman sa herë të jetë e nevojshme të thoni “jo”.

Është një mënyrë e ushtrimit të vetëkontrollit dhe ndërtimit të respektit për veten, e cila do t’ju lejojë të nderoni qëllimet, përgjegjësitë dhe vlerat tuaja. Kjo nuk do të thotë që jeni gabim, përkundrazi. Kjo tregon se nuk do të duroni më devijime, humbje të kohës, ose sjellje që ju largojnë nga ato që doni.

Je e durueshme dhe e di që ëndrrat nuk bëhen realitet në sekonda.

https://www.instagram.com/p/BjLFNUHglWh/embed/?cr=1&v=12&wp=540&rd=https%3A%2F%2Fshkollaesuksesit.com&rp=%2Fpsikologji%2F9-cilesite-e-nje-personi-vertete-te-forte-menderisht%2F%3Ffbclid%3DIwAR2bGWWw_kZ0Z6i29jxkCNDCPdHPfaIj53OJpLngRcyls7BTKDt9LojGGqk#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A5576.529999999821%2C%22ls%22%3A5517.8249999999025%2C%22le%22%3A5554.355000000214%7D

Hulumtimet tregojnë se njerëzit me mendje të fortë reflektojnë dhe jo vetëm reagojnë, gjë që i lejon ata të meditojnë dhe të analizojnë rrethanat tërësisht në mënyrë që të bëjnë më të mirën për secilën situatë. Kjo është arsyeja pse ju keni tendencë të jeni të durueshëm me njerëzit e tjerë, veten, dhe veçanërisht qëllimet tuaja.

Ju e kuptoni që duhet kohë dhe përpjekje për të arritur ëndrrat tuaja. Në fakt, studime të mëtejshme sugjerojnë që njerëz si ju priren të jenë më të suksesshëm.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close