‘95% e njerëzve e kalojnë si një grip të gjatë’/ Mjeku sqaron të sëmurët me COVID: Ja shenja e alarmit kur duhet t’i drejtoheni spitalit

 
Mjeku Arjan Mezini ka sqaruar se kur të sëmurët me koronavirus, që kurohen në shtëpi, duhet t’i drejtohen spitalit. Në studion e “Open”, mjeku u shpreh se shenjë alarmi duhet të konsiderohet temperatura e lartë, 39, që mund të vazhdojë për ditë me radhë.
Sipas tij, në këtë moment tregon se ka një komplikacion dhe për këtë, pacienti duhet t’i drejtohet spitalit. Ai shtoi po ashtu se shumë problematik është paniku, që sipas tij po i lodh njerëzit, duke i ulur dhe imunitetin.
“Shenjë alarmi është temperatura 39 që vazhdon dhe nuk bie për 3 apo 4 ditë me radhë, apo nuk bie nën 38. Kjo duhet parë si shenjë alarmi. Temperatura 37 e gjysmë është normale. Ajo që po i lodh njerëzit është paniku, i cili ul dhe imunitetin. Njerëzit në panik e kalojën më me vështirësi sëmundjen. 95% e njerëzve e kalojnë si një grip të gjatë, është tinëzar se të sjellë çdo ditë një gjë, por nuk duhet të ketë panik”, u shpreh mjeku.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close