A do jetë Erion Braçe kryetar Kuvendi? Zv.kryeministri tregon marrëdhënien me Ramën: E sigurt është që…

Largimi i Gramoz Ruçit nga politika do lërë bosh edhe postin e kryetarit të parlamentit. Por a do jetë kryetar Kuvendi në sesionin e ri parlamentar në shtator, zv.kryeministri Erion Braçe?

Në një intervistë për news 24, Braçe nuk dhe një përgjigje të qartë nëse do ta drejtojë ose jo këtë institucion, por tha prerë se nuk ka kërkuar kurrë për karrige.

Braçe deklaroi se është e sigurt që në shtator do të ketë vendin e tij në Parlament, pasi është votuar nga qytetarët, ndërsa shtoi se në gjithë jetën e tij politike ka kërkuar vetëm punë.
“E sigurt është që unë në shtator kam një kontratë pune me këtë zonë dhe kam një vend në Parlamentin e Shqipërisë, çështja e qeverisë është gjë tjetër, është zgjedhje e mandatarit Edi Rama. Pra, e them që është e sigurt që kam vendin tim në Parlament nga vota e qytetarëve. E sigurt është gjithashtu që unë kurrë nuk kam kërkuar karrige, kam kërkuar punë. Nëse dikush ka nevojë për punën time, unë këtu jam. Gjithë jetën time kam kërkuar punë, jo karrige. Nëse flet për karrige, nuk kam përgjigje, nuk më intereson fare karrigia. Parlamenti në shtator do të jetë një histori tjetër, e re, jo krejt e re, sepse për fat të keq do të ketë fytyra tmerrësisht të vjetra, të konsumuara, të damkosura dhe që nuk duhet të jenë fare aty, siç të tjerë kanë bërë një zgjedhje dhe janë larguar. Mendoj se parlamenti në shtator e ka gjithë mundësinë, se përtej infeksionit që do jetë aty brenda, të riformatohet, të jetë një institucion që ju përket qytetarëve dhe jo 140 deputetëve që janë aty brenda. E ka gjithë mundësinë që ky parlament të jetë etik, konstruktiv”, tha Braçe.
Zv.kryeministri ka komentuar marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, ndërsa zbuloi edhe përse firma e tij është në çdo vendim të marrë nga Këshilli i Ministrave.
“Marrëdhëniet e mia me Ramën janë korrekte. Mosdakordsi ka gjithë ditën. Firma në VKM? Ku është problemi këtu? Nuk e kuptoj? Ku është problemi, apo është e vështirë shumë që të firmosësh. Ka qenë Rama në mbledhje. Ça problemi keni ju? Vendimet e Këshillit të Ministrave kur mbledhjen e drejtoj unë, i firmos unë. Ku është problemi këtu? Është detyrim me ligj. Në shtator kam të sigurtë një kontratë pune me  këtë zonë dhe një vend në Kuvend. Pastaj është vendimi i Edi Ramën. Unë gjithmonë kanë kërkuar punë dhe karrige,”-tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button