A do të ketë shkarkime ministrash në Asamblenë Kombëtare? Balla zbulon risinë më të fundit

Ditën e nesërme do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS, ku do të marrin pjesë 350 anëtarë. Për të respektuar masat e COVID-it, kjo asamble do të mbahet në ambient të hapur tek Liqeni i Tiranës.

Në një intervistë për ABC News, numri 2 i PS, Taulant Balla ka zbuluar disa nga risitë që do të prezantohen në këtë Asamble. Sipas tij elementi më i rëndësishëm i takimit do të jetë shpallja e një platforme nga ana e kryeministri Rama, ku çdo qytetar, pa parti, apo kundërshtar i PS-së, mund të marrë pjesë në dhënien e notave për ministrat.

“Kemi nisur një proces ku po pyesim anëtarësinë e partisë për deputetë aktual. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për ministrat, por në një hapje më të madhe. Nuk duhet të jenë vetëm anëtarësia e partisë, por duhet të jenë edhe qytetarët e këtij vendi, jo vetëm ata që na kanë besuar, por edhe ata që nuk na kanë besuar”, tha Balla.

Gjithashtu Asambleja duhet të zgjedhë edhe kryesinë e re.

“Asambleja Kombëtare zgjedh një sërë organesh drejtuese, sikurse janë Kryesia e Partisë, Sekretariati, Komisioni qendror i Zgjedhjeve apo institucione të tjera”, tha Balla.

Balla nuk la pa thumbuar edhe opozitën.

“Të mos flasim për farsa qesharake të larjes së hesapeve sepse më vjen keq për degradimin në dhunë në një prej degëve lokale të asaj që ka mbetur nga PD, ku persona me armë janë përplasur”, u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com