“A keni moral ju, a keni turp”/ Demokratët “dush të ftohtë” Bashës: Je një dështim(Shihni komentet në link)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të listës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Në një postimi në rrjetet sociale, Basha është shprehur entuzist, ndërsa i ka uruar suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur.
Mes të tjerash ai thekson se PD është e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.

Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!
Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.
Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim”, shkruan Basha.

“A keni moral ju, a keni turp”/ Demokratët “dush të ftohtë” Bashës: Je një dështim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të listës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Në një postimi në rrjetet sociale, Basha është shprehur entuzist, ndërsa i ka uruar suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur.
Mes të tjerash ai thekson se PD është e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.
“Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!
Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.
Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.
Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim”, shkruan Basha.

Por, pas këtij postimi, ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kanë shpërthyer në komente, duke i drejtuar jo pak kritika Lulzim Bashës.
“E gëzofsh partinë o Lul. Rruga më e lehtë, ishte rruga më e mirë për ty!”-shkruan një komentues.
Ndërsa një tjetër shkruan “Edhe 8 vjet me shofer e me Benx b… jote, me parti private, me ushtri private dhe për c‘farë??? Për ASGJE 00000000 kjo është merita jote!
Dhe për fat të keq po merr në qafe dhe deputet të ndershëm”-shkruan një qytetar.
“Je i sigurtë që përfaqesojnë të djathten?”-shkruan një tjetër.
Po ashtu një komentues, shkruan “Edhe me ju nuk ka ndryshim vetem deshtim.”
Më tej, një qytetar shkruan “Cfare zhgenjimi te shoh partine time me nje lider deshtak si ju! A keni moral ju, a keni turp te pretendoni te takoni si i barabarte politikane europiane, qe japin doreheqjen vetem se humbin zgjedhjet lokale te pjesshme”

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button