A po shkon Shqipëria drejt rimbylljes?, Rakacolli ngre alarmin: Jemi shumë pranë vijës së kuqe.


Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka folur për situatën e pandmeisë në vendin tonë.

Ajo është shprehur se jami shume pranë ‘vijës së kuqe’ për tu futur sërish në karantinë.

“Ne kemi marrë parasysh të gjitha, siç propozuam që universitetet të bënin mësimin online, ashtu po vlerësojmë edhe masa të tjera. Ne shikojmë shifrat dhe duke diskutuar mbi endikatorin, gravitetin e të shtruarve në spital duke parë këto, propozojmë dhe masa të reja. Jemi shumë pranë vijës së kuqe. Gjithçka bëhet në varësi të numrave,” tha Rakacolli.

Ajo është shprehur se rritja e shifrave ishte e pritshme, teksa ka thënë se situate është në kontroll dhe se spitalet nuk janë të kompletuara dhe ka akoma kapacitete.

“Unë këtë e them me shumë përgjegjësi nuk janë rezauruar komplet kapacitetet në spitale. Dhe ne raportojmë çdo ditë numrin e të shtruarve dhe kuptohet. Qytetarëve të prekur u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi. Është e dhimshme që disa të infektuar dalin, që në momentin që t’i dyshohesh si i prekur duhet të kujdesesh për familjarët, por dhe kujdesin public,” tha Rakacolli në ‘news24’.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close