Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020.

Nëpërmjet një komunikimi në Facebook Ministria e Brendshme njoftoi se : Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020.

Postimi i plote:

Vendimi: Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020.

AKT NORMATIV PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 2

Në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, pas nenit 14/2 shtohet neni 14/3, me këtë përmbajtje:

Neni 14/3

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. KRYEMINISTRI EDI RAMA

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close