Akdemiku Rexhep Qosja nxjerr zbuluar kreun e PD: Lulzim Basha furnizoi Dik Martin me të dhëna kundër UÇK-së

Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri sikur foli sot për rolin që ka patur në procesin e hetimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjenden sot të akuzuar në Hagë.

Por teksa Basha përpiqet të shfajësohet për akuzat lidhur me UÇK, kur punonte si përkthyes për hetuesit e Hages, pa dhënë një përgjigje për asnjërën nga akuzat, teksa e devijon në debatin për situatën e COVID-19, akademiku i njohur Rexhep Qosja e ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, se pas përfundimit të luftës në Kosovës, me bashkëpunëtorët e tij në Kosovë, ka furnizuar Dik Martin me të “dhëna” kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lexojini të dhënat e publikuara në Kosovë për shërbimet e tij politike në Kosovë, kur Kosova ishte çka është edhe sot – atëherë protektorat i Kombeve të Bashkuara e sot protektorat i kolonizuar i Bashkimit Evropian, dhe do të shihni se shumë prej të dhënave imagjinare me të cilat kundërshqiptari Dik Marti e akuzon UÇK-në për krime lufte, janë të “dhëna” me të cilat, atë, Dik Martin, si thuhet e shkruhet, e ka furnizuar edhe Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij”, thekson Rexhep Qosja në një koment të tij, të botuar më herët në media.

Partia Demokratike, kur ishte në pushtet, votoi “Pro” raportit të hartuar nga Dick Marty, ku ngriheshin akuzat ndaj luftëtarëve të UÇK, me të cilat sot po përballen në Hagë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close