Aksident i rëndë tek kryqëzimi i “Dritave të verdha” në Korçë

Aksident I rëndë automobilistik nga përplasja e dy autoveturave, disa persona të plagosur te kryqëzimi I ‘Dritave të verdha’ në Korçë.

Akaident I rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme (e hënë) në zonën periferike të Korçës, ku nga përplasja e dy autoveturave njoftohet se janë plagosur disa persona që udhëtonin me këto mjete.

Aksidenti është rregjistruar rreth orës 20.00 të mbrëmjes në vendin e quajtuar rruga e ‘Dritave të verdha’ në një pjesë kryqëzimi të saj.

Dy autoveturat sipas pamjeve në vendngjarje udhëtonin nga dy drejtime të ndryshme. Sipas të dhënave paraprake, shkak I aksidentit ka qënë shpejtësia e lartë. Policia e Korçës që po kryen hetimet nuk ka dalë me informacion zyrtar për ngjarjen, por ka të dhëna se janë plagosur 5 persona, një prej të cilëve sidomos në gjendje më të rëndë.

Kjo pjesë rruge e unazës në Korçë mbetet një nga vendet me më shumë aksidente automobilistike, disa prej të cilave me pasoja të rënda në humbje jete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button