Aksident në Korçë, trajleri përplaset me automjetin !

Një aksident ka ndodhur në aksin Zëmblak-Goricë në Korçë, afër pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se një mjet i tonazhit të rëndë tip trajler u përplas me një automjet tip Benz që doli në rrugë dytësore.

Po ashtu një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Korçë- Pogradec si dhe në afërsi të Fshatit Gështenjas.

Në këto aksidente nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale, dhe dyshohet prej motit të keq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button