Aksident në Pogradec, BMW-ja përplaset me një Citroen, plagoset pasagjeri

Aksident në Pogradec, BMW-ja përplaset me një Citroen, plagoset pasagjeri

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Mermëlisht në Pogradec.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person që po udhëtonte si pasagjer në njërin prej tyre.
Ai është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.09.2020, rreth orës 13:00, në afërsi të fshatit Memëlisht, ka ndodhur një aksident në të cilin janë përfshirë mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. D., banues në Tiranë, me mjetin tip “Citroen” me drejtuese shtetasen E. T., ku për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi L. T., pasagjer në mjetin tip “Citroen”, i cili u dërgua në Spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me shtetasin N. D., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close