Aksion kundër ndërtimeve pa leje, 132 mln lekë gjobë, Çuçi: Gjej shesh e ndërto të mos e mendojë njeri

Operacione kundër ndërtimeve pa leje do të ndërmerren në të gjithë vendin, sapo policia dhe Inspektoriati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit të përmbyllin operacionin në zonën bregdetare
Pas bregdetit, IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë punën për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje edhe në zona të tjera të vendit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, paralajmëroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Çuçi bëri publike edhe të dhënat e deritanishme të fazës së parë të operacionit “Bregdeti Ynë”.
“Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil shembi mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Dhjetra persona janë arrestuar e të tjerë po ndiqen penalisht”, thotë ai.
Ministri shton se “nuk ka mbaruar këtu gjithçka e as nuk do ta ndalim punën për çlirimin e bregdetit nga zaptuesit”.
“Prej tre ditësh Policia e Shtetit në vijim të këtij operacion po kryen kontrolle për të evidentuar edhe ato subjekte që në mënyrë të paligjshme po shfrytëzojnë hapësirat e plazheve. Kemi detyrimin të mbrojmë këtë pasuri tonën të përbashkët dhe të çojmë para drejtësisë shkelësit e ligjit”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button