Aktori dhe regjisori Lisenko Malaj (1952-2018)

Lisenko Malaj ,(1952-2018). Aktor dhe  regjisor filmi .Lindi ne Vlore ,me 3 dhjetor .Kreu Institutin e Larte te Arteve ,dega  e artit dramatik.

Luajti rolin e Lonit ne kinokomedine muzikore Karnavalet (1980) dhe me pas  role me rendesi ne filmat Shpresa (1988) dhe Shpella e pirateve (1990).

U njoh me fort si regjisor i ri me  te dhena premtuese, te cilat u deshmuan fillimisht ne dokumentarin e tij te pare Pranvera dy hapa prane (1985), fitues i cmimit te trete ne Festivalin VI te Filmit Dokumentar dhe Vizatimor.

Moren trajte ne filmin e pare artistik Tri dite nga nje jete (1986), per te mberritur ne filmin dramatik  Misioni pertej detit, ku sillet nje subjekt interesant nga koha e luftes ,zbulimi dhe arrestimin e nje tradhtari te arratisur ne shtetin  fqinj te Greqise.

I nje dimensioni psikologjik eshte filmi  i tij  i fundit Vdekja e burrit (1990), nepermjet te cilit sillet perjetimi i nje ambasadori te dale ne pension, ne persiatjet, zhgenjimet , shperfilljen, vetembytjen dhe vetmine e tij .

Lisenko Malaj ndahet nga jeta në 1 mars 2018 në moshën 66-vjeçare ne Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rendë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button