Aktori i humorit Luftar Paja (1941)

Luftar Paja (1941), Aktor . Ka lindur ne Gurishove te Mallakastres , me 1 dhjetor . Mbas mbarimit te shkolles se mesme elektrike dhe asaj pedagogjike , mori pjese ne shfaqjet teatrore ne Pallatin e Kultures “Mustafa Matohit” te Patosit (1960-1968). Ne vitin 1963 perfundoi studion njevjecare per aktor prane Teatrit Popullor , kurse ne vitin 1968 nisi punen si aktor profesionist ne Estraden e Fierit. L.Paja eshte aktor me te dhena komike te spikatura , mjeshter i portretizimit te shume figurave , me ngjyrime popullore e kombetare.

Ai ka nje mimike shprehese , perdor me efekte humoristike te foluren krahinore te Myzeqese, si dhe zhargonin e rruges . Nje nder realizimit aktorial mbreslenese ishte figura e Cobo Rrapushit ne shfaqjen Cobo Rrapushi me shoke e Estrades se Fierit , regjisor Pellumb Kulla , ku idha fryme nje fshatari tipik lab ,atdhetar ,qesendises, me thumbin e ironise e shpotise ne goje, me ojna vetjake, me intonacionin foljor krahinor ,me plastiken karakterizuese. Ironia dhe sarkazma njemendesoheshin ,jo rrallehere, ne format groteske e pertallese, te cilat ai i pelqente e i perdorte rendom.

Kjo behej posacerisht kur ne optiken interpretuese aktoriale vendoseshin personazhe te bjerrur nga koha dhe morali ,qe kishin marre madje ngjyrime qesharake ne kujtesen popullore, sikunder qene Gani Llupa(Rrufe nga mali), Ballisti Refat (lufte e ngateruar ), Serveti (Servet beu jep zgjidhje ) apo personazhe te tjera me mangesi karakteri , mungese formimi e vese si mangazinier Kozmai (Magazinieri), deri edhe tipa bastarde , me gjymtime e deformime te medha ne karakterin e tyre te mbrapshte.

L Paja eshte aktor qe ka nje qasje trper organike ne pervijimin qe u ka bere disa vecorive etnopsikologjike original te personazheve te tij, te shprehura ne temperamentin, reagimet dhe mbrujtjen shpirterore kombetare, duke mesuar te sjelle e te sumblimoje tek ata, po ashtu ,edhe nje fryme e patos popullor ,si vihet re ne rolet e mullixhiut apo magjypit te Porta e perrallave, 2006. Keto vecori kane gjetur njevleresin e tyre artistik nepermjet shembellimeve ,tipave e karaktereve te llojllojshem qe ai ka jetesuar gjerazi ne vitet e shumta te karrieres se tij me rreth 300 figura ne estrade, teater dhe kinematografi, shumica e te cilave jane role kryesore.

Ka nje te folur te kendshme, sy shprehes, te bute e me drite, ku buhit ironia e shqotia , si te Zenua ne skecin Fshatari dhe kadiu ose nje veshtrim te hutuar , shoqeruar me nje pershtatje te mbrekullueshme si te muzikanti arixhi ne komedine me nje akt Kush ma futi koburen, sikunder operon plot hijeshi me befasimet humoristike dhe lojen e kundershtive (gatishmerise dhe bezdi) sin e rolin e xha Shaqos te Telefoni i ri ne shtepi . Ne kinematografi eshte i njohur me rolin e Kadri Kananit ne filmin Keshilltaret, e Velo Sadikut ne filmin Guna mbi tela etj.

Eshte vleresuar me 3 cmime te para ne konkurrimet e estradave profesioniste, ndersa ne Festivalin e Humorit ne maj te vitit 1996 ne Tirane ,u cilesua si “Aktori me i mire i karrieres “. Pas vitit 1990 u aktivizua me gjere edhe ne komedi , ku spikati me disa role interesante ,si Cecua te Tete persona plus e Ferdinand Radit , 1996, Langada tek Oportunisti dhe sidomos Osipi tek Inspektori e N .Gogolit , 1999, me te cilin realizoi nje figure qe gershetonte mire rrafshet e burleskes me mprehtesine mendore ,”lojen “, shpotine dhe ironine .Mban titullin “ Artist i Popullit “.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com