Aktori Ilia Shyti (1929-2003)

 

Ilia Shyti (1929-2003). Aktor. Lindi ne Lushnje, me 19 korrik. U aktivizua qysh ne radhet partizane e me pas, ne vitet 1944-1950, me Levizjen Amatore Teatrore te qytetit te lindjes ku edhe punoi si drejtor i Shtepise se Kultures. Njekohesisht, ai bente punen e regjisorit, te skenografit, gjithashtu interpretonte edhe si aktor.U dallua ne olimpiadat teatrore si aktor i talentuar, cka ne menyre te natyrshme, me 1951, fale talentit te tij, u terhoq dhe u emerua aktor ne Teatrin Popullor*.

Roli i tij i pare aty ishte xha Veliu te Vajza nga fshati e Fatmir Gjates*, me 1952. Ka luajtur shume role te dyta, duke ravijezuar karaktere e tip ate mevetesishem, njerez te thjeshte, te kategorive te uleta sociale, por edhe nenpunes, intelektuale, te perzgjedhur nga shtresa te ndryshme sociale. Spikati me rolin e Vehpit ne dramen Familja e peshkatarit e Sulejman Pitarkes*, duke krijuar nje tip origjinal, si nga ana plastike ashtu edhe nga ana psikologjike. I dha nje pamje interesante dhe origjinale figures se Nikollaq Jorganxhiut ne komedine Karnavalet e Korces te Spiro Comores*, rivenie skenike te vitit 1975 ne Teatrin Popullor, pas asaj te vitit 1964, ne te cilen theksoi karakterin prej kurnaci e tregtari, gjithherit nen nje optri sarkastike, por jo dhe pa perdorimin e elementeve te burleskes elegante, sidomos sa i takon gjestikulimit, menyres se sjelljes dhe komportimit te jashtem (me Vehipin, profesorin).

Ne dramatizimin e romanit Lumi i vdekur te Jakov Xoxes ai frymoi rolin e Paput, duke e qesendisur priftin llafazan te fshatit me komicitetin e paravolive te tij trivale dhe jo pa nje dredhi te fshehur nga pas. Ne dramen Shenomeni dhe mua te Hamza Minarollit* (1976), realizoi nje nga karakteret me te goditura, ate te “kulakut” Daut, permes te cilit i mesoi fort logjikes qe buronte, ne fakt, nga e drejta e prones se shkelur dhe te grabitur, sado qe nen nje veshtrim ironik e satirik. Me tej spikati me rolin e zotit Leon, spicerit, ne komedine Njeriu qe pa vdekjen me sy te Viktor Eftimiut*, permes te cilit paraqiti kryetarin e Bashkise dhe politikanin arriviste eshte gati te prishe edhe lumturine e vajzes se vet. I. Shyti ishte aktor i karaktereve, gershetonte mire planet dramatike dhe bisedore me ato komike e qesharake, dinte ta perpunonte me nje sens te holle dhe parapelqente gjestin e figurshem, onjat karakteristike.

Loja e tij here-here merrte tone nervoze, fale nje te folure te tille, kryesisht ne role te dyta e te vogla, perhere i parapelqyer nga regjisoret per vertetesine dhe ngrohtesine qe krijonte ne interpretim. Filloi me filmin Vitet e para, 1965 (inxhinier Mborja) dhe vijoi me Rruge te bardha, 1874 (xha Rizai), Nentori i Dyte, 1982 (Mullai i Beratit), Treni niset ne 7 pa 5, 1988 (babai i Etleves), Era e ngrohte e thellesive, 1982 (xha Jorgji), Kur happen dyert e jetes, 1986 (profesori) etj. Ne vitin 1989, I. Shyti hapi nje ekspozite te vecante me 100 portrete artistesh, nisur qe nga Teatri Partizan. Zeri i tij u be vecanerisht i dashur per femijet, ku mbi 40 vjet interpretoi mbi 2.000 perralla ne emisionet e “Radio Tiranes”, si dhe shume radiodramatizime. Mbante titullin “Artist i Merituar”.

Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info,  dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button