Aktori Luan Qerimi (1929-2018)

Luan Qerimi (1929-2018). Aktor. Lindi ne Lushnje , me 15 tetor. Uaktivizua ne Levizjen Amatore te qytetit, kurse ne vitin 1954 ishte aktor ne Teatrin e Ushtrise dhe me pas u terhoq ne Teatrin Popullor. Ka luajtur ne skenen e ketij teatri 70 premiera duke realizuar role kryesore dhe te dyta, qysh nga viti 1954 dhe duke vazhduar karrieren e vet artistike der ne vitin 1990.

Roli i tij i pare eshte figura e nje fshatari ne komedine Prefekti(1954) e Besim Levonjes.Luajti ne pjese te tilla, si:Toka jone, Otello, Oret e Kremlinit, Hamleti, Dragoi i Dragobise, Perkolgjinajt, Lumi i vdekur, Epoka para gjyqit, Shenomeni dhe mua etj. Figura e Palit te drama Cuca e maleve (1967) e Loni Papes u perhap prej tij dukshem psikologjik, mbushur me dilem, kundershti, tundime e ngurrime nga “gojet e liga”.Si malesor i tronditur shpirterisht , me motren e akuzuar si “e perdale”, ai e dha kete rol ne zgripin e kuptimit apo keqkuptimit te se vertetes, ku pershfaqej njekohesisht edhe procesi i transformimit te ngadalshem te tij.

Nje tjeter rol i misheruar me mjeshteri dhe force artistike ishte Remi te drama satire Arturo Ui (1971) e B.Brehtit, sarkazmes, te gershetuara me pershtatjen “dramatike” dhe impozancen. L.Qerimi eshte aktor me nje plastike e pamje te bukur, ka nje ze te thelle bariton, me nje te folur te qete , te qarte, rendom ne tone te uleta e me parapelqim kahet psikologjike.

Ka qene nje nga aktoret tejet te angazhuar ne emisionet e njohura televizive “Teari ne ekran”, apo “Teatri ne mikrofon”, i ngarkuar me mbi 200 role kryesore.Ka realizuar mbi 15 role ne kinematografi , prej ku spikati me kuestorin e te Lulekuqe mbi mure dhe Kalosh Cami te Shembja e idhujve. Ndahet nga jeta ne 2 dhjetor 2018. Mban titullin “Artist i Merituar”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button