Aktori Xhevdet Feri (1960-2020)

 

Xhevdet

Feri (1960). Aktor. Lindi ne Durres, me 26 nentor. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve*, dega e drames, me 1982, punoi si pedagog i mjeshterise se aktorit po aty, me pas u be dekan i Fakultetit te Artit Skenik* ne Akademine e Arteve*

Ne vitet e 1995-1999, ishte drejtor i Qendres Kombetare te Kinematografise dhe serish e mori kete detyre ne vitin 2006. Ne vitet 1999-2001, ishte drejtori i Teatrit Kombetar*. Ka qene deputet i Partise Demokratike ne Kuvendin Popullor 1996-1998.

 

Ne teater ka luajtur pak role, por suksesin si aktor e pati ne kinematografi me mbi 13 te tille, te shumtit kryesore. Qysh ne filmin e pare Vellezer dhe shoke (1980) ra ne sy me rolin e Markos. Roli qe i dha nje njohje te gjere ne rrethet artistike si aktor i planit psikologjik ishte Agroni ne filmin Hijet qe mbeten pas (1985).

Kthjelltesia e konceptimit artistik qe u vu re nje jetsimin e personazhit, tonet dhe ngjyrimet psikologjike, prirja per zhbirilime ne brengat dhe dyshimet e figures, loja me kundershtite dhe ndjeshmeria e thelle, ne dukje e paqme dhe pa shperthime, , syri i pervuajtur e meditues, ishin vecori interpretative dalluese te tij, qe do ta shoqeronin me tutje ne rolet e tjera.

 

Ne misherim qe i beri figures me medaljonin e festivalit, me 1986, rane ne sy cilesi te tjera, si natyrshmeria, qetesia dhe thjeshtesia, shoqeruar  nga karakteri i drejtperdrejt i te vepruarit. Ne hullite e nje psikologjizmi dhe ndjeshmerie emocionale te brendshme, vijoi te ece edhe ne vijezimin e figurave pasuese, si: Ariani te filmi Sketerre 43, 1980; Sadriu te Vendimi, 1984; trimi te perralle nga e kaluara, 1987; Martini te Treni niset ne 7 pa 5, 1988; Gjon Kodri te Vitet e pritjes, 1990.

 

Me rolin e Sakos ne filmin Dasma e Sakos, 1998, Xh. Feri mberriti serish ne nje pike te larte artistike, duke u mbajtur dhe trajtuar personazhin gjitheherit ne rrafshe psikologjike, shoqeruar nga nje ndjenje e ngrohte, pa patetike dhe sforcime te jashtme.

 

Aplikon me sens aktorial heshtjen emocionale, ku syri i ngulur, disi i turbullt e persiates, shoqerohet nga nje ndjenje perbrenda e buhishme, por se jashtmi e vetepermbajtur. Aktrimi i tij spikat pikerisht per gershetimin e rrafsheve emocionale e veprimeve vrulluese me ato te nje natyre ne dukje flegmatike, sakaq meditative dhe te paqta. Ndahet nga jeta me 17 janar 2020 ne moshen 59 vjecare nga nje semundje e rende.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button