Aktorja Drita Pelinku (1926-2013)

Aktore e teatrit. Lindi ne Vlore, me 3 dhjetor. U vendos ne Tirane, ne vitin 1936. Ishte e vetmja vajze qe konkuroi per pranim ne Shkollen Dramatike* prane Teatrit te Shtetit*, ne dhjetor 1944, duke qene keshtu nje nga aktoret themeluese te ketij teatri. Krahas punes ne teater ndoqi edhe mesimet ne liceun artistik “Jordan Misja”*.

Prej 55 vjetesh ka punuar si aktore, pedagoge e aktrimit dhe regjisore ne Teatrin Kombetar, ne teatro e kompani teatrore, si dhe ne Akademine e Arteve. U martua me Hysen Pelinkun, kengetar i njohur i Teatrit te Operes dhe Baletit.

Si aktore ka realizuar mbi 110 role, gjysma e te cilave kryesore apo role te para, ku u dallua me rolin e nenes te drama Familja e peshkatarit e Sulejman Pitarkes*, 1956; luajti me emocion dhe patos liriko-romantik Luiza Milerin ne dramen Intrige e dashuri e F. Shilerit 1956.

I vleresuar si nje nga rolet me te bukura, pikerisht ketu behet me e shfaqshme tipologjia e lojes se saj si dhe vete natyra e dhuntive aktoriale qe priren drejt emocioneve burimore e te drejtperdrejta, nxitur nga nje logjike e sakte e te vepruarit skenik, cka edhe vendos drejtpeshimin.

Ne vitin 1959 realizoi dy role interesante, te ndryshme nga njera-tjetra per sa i takon pershtatjes skenike dhe kahut emocional: misis Ford ne komedine Grate gazmore te Uindsorit, e Shekspirit dhe Zojcika ne komedine Leter e humbur e J. L. Karaxhales. Me pas interpretoi rolin e Goneriles ne tragjedine Mbreti Lir te Shekspirit, 1964, me te cilin jetesoi nje karakter origjinal, ku binte ne sy dinakeria, cinizmi, ashpersia, shpirti provokues dhe mosmirenjohja ndaj te atit.

Nje nga rolet e kendshme te saj ne kete periudhe ishte ai i Dianes te komedia Qeni i kopshtarit e Lope de Veges. Ne vitin 1976 i dha fyme nje figure komplekse, Budes, ne dramen Lulet e sheges e Kole Jakoves*, ndoshta realizimi me i qelluar aktorial. Ne qenien e saj, fale aktrimit plot nuanca, pershtatshmeri emocionale dhe plane te larmishme mori trajte, fuqi, temperament dhe afsh gruaja dinake, cinike, mashtruese dhe e eger, e gatshme te vrase per para dhe qe me tinezi ndez fitilat e percarjes.

Kete rol e perseriti ne ekranizimin e kesaj drame ne filmin Kur hidheshin themelet, 1978. D. Pelinku ka interpretuar edhe 15 role ne kinematografi, ku spikati me rolin e halles ne filmin Njeriu me top, 1977; e Mukadesit te Radiostacioni, 1979; e sinjorines te Vajzat me kordele te kuqe, 1978 etj. Eshte pedagoge  e mjeshterise se aktorit ne Akademine e Arteve duke filluar qe nga viti 1976.

Aktrimi i D.Pelinkut shquan per nje veprim te brendshem, per tone shpesh te pervajtuara, per mprehtesi dhe zhbirim ne planet e fshehura , qe behen shpejt paresore, ku vecoet sakaq nje ankth i vazhdueshem, lendues e brejtes. Jo rrallehere ajo ka pelqyer gjendjet dinamike, me nje humur e gjalleri skenike te vecamte, qe ka shoqeruar natyrshem interpretimin e personazheve te saj.

U rikthye si aktore ne kinematografi me filmin grek Qyteti i perkoheshem, pastaj ne teater me rolin e Megit ne dramen Mbreteresha e bukur te Mak Donagh (2000), me te cilin deshmoi rishtazi aftesine per te nxjerre ne spikame tharmin  ideoemocional te personazhit nepermjet kuptimit te thelluar te stilit te vepres si “komedi e zeze”, ku prerja sarkastike qe  i eshte bere rolit shnderrohet ne vecanesi te vete lojes.

Vuri ne skene komedine Moriali i zonjes Dulska (2001), dramatizoi dhe vuri ne skene  novelen e Dostojevskit Net te bardha (2002). Ne vitin 2004 luajti nje nga rolet kryesore ne dramen Streha e te harruarve (2004) e R. Pulahes, dashurine e fundme te nje te moshuare, e pare nga nje sy sa lirik, po aq edhe nje ndjenje pozitive humori.

E mbylli karrieren e saj 60 vjecare me monodramen Rouz te Martin Sherman (2009), ne moshen 82-vjecare, duke deshmuar edhe nj here modelin e dashurise, pasionit dhe guximit per te bere art,  Drita Pelinkut iu akordua nga Presidenti i Republikes urdhri “Mjeshtre e madhe”, “Çmimi i Karrieres” dhe gjithashtu titulli “Artiste e Merituar”, çmimi “Ismail Qemali” (1996), ndersa Bordi Drejtues i Institutit Amerikan te Biografive e ka zgjedhur nder 500 udheheqesit me me influence ne bote.

Se fundmi, qyteti i lindjes e ka çmuar si Qytetare Nderi te Vlores dhe Presidenti i Republikës i ka akorduar titullin me te larte “Nder i Kombit”. Ndahet nga jeta ne 2 tetor 2013.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button