Aktorja Luiza Hajati (1952)

Luiza Hajati (Kryemadhi) lindi në Vlorë më 10 Dhjetor 1952. Më 1971, ajo nis studimet për degën “dramë” në Institutin e Lartë të Arteve , të cilat i përfundon me sukses më 1975 dhe po në atë vit merr titullin ‘aktore’. Luiza Hajati fillon punë si aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) më 15 gusht 1979.

Një aktore mjaft e talentuar dhe premtuese ajo luajti një mori rolesh, ku mund të përmendim: Dila te “Kulla e Hutajve” (1981), Kristina te “Komunistët” (1981), Suada te “Pas provimit të fundit” (1982), Tezja te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1983),Nëna te “Në prag të jetës” (1983), Gruaja e dytë te “Përballë vetes” (1983), Leli te “Prometeu” (1984), Rita te “Pallati 176” (1986), Këngëtarja te “Martesa e avokatit” (1987), Dora te “Nesër është vonë” etj.

Ka luajtur edhe në disa filma si, “Nga mesi i errësirës”, “Një djalë dhe një vajzë”, “Vëllezër dhe shokë”, “Pas takimit të fundit” etj.

Burimi Teatri Kombëtar

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button