Aleksei Navalni, opozitari rus i helmuar, gati të lër krevatin

“Opozitari rus, Aleksei Navalni, është hequr nga ventilimi dhe është gati të lër krevatin”, thonë doktorët e spitalit në Berlin.

Z. Navalni ra në gjendje shoku, gjatë fluturimit nga Siberia në 20 gusht. Sipas testeve të bëra, ai është helmuar me agjentin nervor, Novichok. Pas helmimit ai u transferua në spitalin “Charite”, në kryeqytin gjerman, Berlin. Grupi mbështetës i Alekseit, pretendon se është helmuar nga presideni Vladimir Putin, por një gjë të till Kremlini e hedh poshtë. Përveç kësaj, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, anulloi vizitën që kishte për të bërë sot, në Gjermani.

Të rejat e fundit nga helmi.

Qeveria gjermane ka pohuar se laboratori francez dhe ai suedez, kanë vërtetuar testet gjermane, se helmi i përdorur nga z. Navalni, ishte Novichok. Pas daljes së rezultateve nga laboratori francez, presidenti Emmanuel Macron, foli në telefon me presidentin Putin. Ai i shprehu, këtij të fundit, shqetësimin e thellë për këtë veprim kriminal ndaj Aleksei Navalni. Megjithatë, Putin nuk e pranoi një akuzë të tillë dhe kërkoi nga Gjermania që të shfaq të gjitha detajet e testit mjeksor.

Duhet patur parasysh, se është i njëjti helm që u përdorur dhe ndaj ish agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, në Angli. Të dy mbijetuan, por Down Sturges, vdiq pasi ra në kontakt me helmin. Pas akuzës së Britanisë së Madhe, njëzet vënde, larguan nga vëndet i tyre 100 diplomatë dhe agjentë rus. Në lidhje me këtë ngjarje, Shqipëria largoi dy diplomatë rus, në mars të 2018-ës.
Ermir Sholla

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close