Ambasada e SHBA: Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Neustadt” për Letërsinë

Ambasada e SHBA: Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Neustadt” për Letërsinë
Ambasada Amerikane në Shqipëri në një njoftim në rrjetet sociale, ka deklaruar se do të nderojë shkrimtarin Ismail Kadare, me çmimin nderkombëtar “Neustadt” për letërsinë.
Në njoftimin e plotë thuhet se këtë vit festivali do të zhvillohet online, ku mund që të marrë pjesë kush të dojë, pasi eventi do të jetë pa pagesë.
Ambasada Amerikane e ka konsideruar Kadarenë, si shkrimtarin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë të së gjitha kohërave.
