Ambulanca me të sëmurin në kanal, shoferët përdorin grushtat pas aksidentit.

VOTO PS 12 - BLEDI COMO Nr. 8

Aksident nga përplasja e dy mjeteve, njëri prej të cilëve autoambulancë, por edhe incident ndërmjet shoferave që kanë përdorur grushtat pas këtij aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në rrugën nacionale Korçë-Devoll pranë kryqëzimit të fshatit Tren.

Një autoveturë tip ‘Benc’ është përplasur me një autoambulancë, ndërsa kjo e fundit po transportonte një të sëmurë. Pas aksidentit që fatmirësisht nuk pati pasoja, ndërmjet dy drejtuesve të mjeteve janë ndezur gjakrat sepse u përplasën fizikisht ndërmjet tyre dhe u desh ndërhyrja e personave të tjerë për t’i ndarë.

Nuk janë sqaruar shkaqet e aksidentit, ndërsa I sëmuri që trasportohej me autoambulancën e përmbysur është dërguar në spital me një mjet tjetër.

Shiko më pak

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com