Ana tjetër e COVID-19, BB: Tirana kryeqyteti më i pastër në Ballkan

Tirana rezulton të jetë qyteti me ndotjen më të ulët të ajrit në rajon, krahasuar me kryeqytetet e tjera, si Shkupi, Podgorica, Sarajeva apo Beogradi.

Në një raport të publikuar së fundmi për ndikimin e COVID-19 në ndotjen e ajrit në Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore thekson se ndotja nga makinat është edhe më shqetësuesja në kryeqytetin shqiptar. 

Banka Boterore

Ndotja e ajrit në rastin konkret matet nga niveli i grimcave, që janë kryesisht produkt i fabrikave, ndotjes nga makinat apo djegies së drurit. Ndër qytetet shqiptare, Korça figuron të jetë më i ndoturi, madje edhe mbi kufirin e lejuar të Bashkimit Evropian.

“Kjo arsyetohet me faktin se, temperaturat relativisht të ftohta gjatë muajve të dimrit nxisin përdorimin e qymyrit dhe drurit për ngrohje, gjë që shkakton një ndotje ndjeshëm më të lartë”’, thuhet në studim, që për cilësinë e ajrit i referohet databazës së mbajtur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Burimi/euronews.al https://euronews.al/al/aktualitet/2020/06/05/ana-tjeter-e-covid-19-tirana-kryeqyteti-me-i-paster-ne-ballkan-korca-qyteti-me-i-ndotur-ne-shqiperi?fbclid=IwAR0wKWIjY9Rnn-OR3p31IQoV6yRz_19qMJPxmEfx4BNIAWRNIg0eKMww1-g

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close