ANALIZA: Përse fitorja e Biden është një lajm i keq për Vuçiç dhe lajm i mirë për shqiptarët

Zgjedhjet amerikane 8 nëntorit 2016 u pritën ke ankth në të gjithë globin, ndërkohë që shumë liderë qëndronin midis zemërimit dhe mohimit. Por në Beograd nuk ishte pikëllim ajo që elita politike serbe ndjeu ndërsa Donald Trump mundi Hillary Clinton në Shtëpinë e Bardhë, ishte gëzim.

“Perceptimi ishte se e pamendueshmja kishte ndodhur,” thotë Jasmin Mujanovic, analiste politik në Sarajevë.

“Presidenti amerikan që ishte zgjedhur ishte vetë një nacionalist dhe një shovinist dhe një ksenofob, dhe kishte kandiduar në një platformë që dëshironte të përmbyste, në tërësinë e saj, politikën e jashtme amerikane. Ata me të vërtetë menduan: ‘Ky është një president me të cilin mund të arrijmë një marrëveshje”.

Katër vjet më vonë, më 4 shtator të vitit 2020, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte në Shtëpinë e Bardhë duke nënshkruar marrëveshje me Kryeministrin Avdullah Hoti për rivendosjen e lidhjeve ekonomike, pa e detyruar Serbinë për të njohur Kosovën.

Ishte një fitore për Beogradin, i cili është nën presion për dy dekada për të pranuar një Kosovë të pavarur, sidomos nga Bashkimi Europian, i cili e ka bërë pavarësinë një kusht të anëtarësimit të Serbisë në bllok. Trump dhe i dërguari i tij Richard Grenell, nuk kërkuan që Vuçiç të njihte Kosovën. Vuçiç mori madhështinë dhe ceremoninë e një marrëveshje paqeje në Shtëpinë e Bardhë, pa arritur paqen.

Serbia dhe Kosova nuk kanë qenë në të vërtetë në luftë për 20 vjet, pavarësisht nga komentet e Trump në lidhje me “vdekjet e shumta për një periudhë të gjatë kohore”. Por mosmarrëveshjet shumë reale mbi territoret veriore të Kosovës me shumicë serbe nuk ishin gjithashtu pjesë e marrëveshjes.

“Nuk e di se dikush beson se ka ndonjë lloj merite, tha Mujanovic. “Ajo për të cilën ata ranë dakord janë disa marrëveshje ekonomike, asnjëra e denjë për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë.”

Në një moment gjatë konferencës për shtyp midis Trump, Grenell, Vuçiç, Hoti dhe Grenell, presidenti amerikan filloi të fliste me Vuçiç për Novak Djokoviç, ylli serb të tenisit, dhe më pas për serbët që janë pjesë e Ligës amerikane e basketbollit.

“Ata janë të gjithë aq të gjatë sa ju,” tha Trump, duke u kthyer te Vuçiç, “edhe pak më të gjatë, ndoshta”.

Sado e çuditshme që ishte e gjithë çështja, ishte ende një takim i Shtëpisë së Bardhë dhe një për të cilin Serbia kishte punuar shumë për ta arritur. Beogradi kishte shtrytëzuar cdo mundësi që mund të gjente që nga viti 2016, duke u afruar pranë takimit me Trump në Uashington. Në vitin 2019, Tiffany Trump, vajza më e vogël e presidentit, vizitoi Beogradin për pushimet e pranverës.

Nuk ishte befasi pra, që në prag të zgjedhjeve më 3 nëntor, Vuçiç të mbështeste hapur Trump. Aleati i tij udhëheqësi serbo-boshnjak Milorad Dodik shkoi edhe më tej, duke e quajtur Biden një “anti- serb” dhe duke nxitur serbo-amerikanët të votojnë për Trump. Por fakti që Biden fitoi Shtëpinë e Bardhë është një lajm i keq për Vucic dhe aleatët e tij.

“Sigurisht, fitorja e Biden është një goditje për Vuçiç,” thotë Florian Bieber, një analist në Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Graz. “Vuçiç ka vënë bast për bashkëpunimin me një administratë amerikane që nuk respektonte aleancat e vendosura prej kohësh, përfshirë mbështetjen për Kosovën.”

Kritikët thonë se Serbia nën Vuçiç është bërë gjithnjë e më autokratike, me lirinë e shtypit që ka pësuar një goditje të rëndë që kur ai u bë kryeministër në vitin 2014 dhe një rritje në sulmet fizike ndaj kundërshtarëve politikë. Në 2018, një sulm ndaj kreut të Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviç, shkaktoi protestat më të mëdha në Beograd që nga rënia e Sllobodan Milosoviç.

Në qershor të këtj partitë e opozitës serbe bojkotuan zgjedhjet duke thënë se ato nuk ishin të lira dhe të pavarura, veçanërisht duke pasur parasysh pandeminë. Si rezultat, Partia Progresive Serbe e Vuçiç fitoi 188 nga 250 vende në parlament. Nën presionin e BE, Vuçiç është zotuar të mbajë zgjedhje të reja parlamentare deri në prill të vitit 2022.

Vuçiç ka thënë publikisht disa herë se ai nuk beson më në ideologjitë e krahut të djathtë nacionalist të rinisë së tij, përfshirë konceptin e një Serbie të Madhe që do të përfshinte Kosovën e veriut, pjesë të Kroacisë, Malit të Zi dhe Republikës Srpska.

Por fqinjët e tij nuk janë aq të sigurt. Pasi opozita pro-Serbisë erdhi në pushtet në Malin e Zi në gusht, Presidenti malazes Milo Gjukanoviç akuzoi Vuçiç për manipulimin e një debati të madh mbi pronën e Kishës Ortodokse Serbe për të inkurajuar lëvizjen që shkatërroi qeverinë e tij.

“Politika zyrtare e Beogradit, të cilën edhe të verbrit mund ta shihnin, ishte krijonte një atmosferë në të cilën Mali i Zi do të bëhej pjesë e botës serbe,” tha Gjukanoviç.

Në Bosnjë, Vuçiç është një aleat i vjetër i Dodikut, i cili ka thënë haptas se dëshiron të shohë provincën me shumicë serbe të shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina, duke shkelur në mënyrë efektive marrëveshjen e Dejtonit, paktin e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA që i dha fund luftës në Bosnjë. Për këtë, Dodik është sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit.

Me zgjedhjen e Biden, Vuçiç do të bisedojë me një president i cili ishte i përfshirë ngushtë në ndalimin e luftërave në Bosnjë dhe që mbështeste bombardimin e vitit 1999 të Serbisë që i dha fund konfliktit në Kosovë. Biden shihet është një mbështetës i madh si i Sarajevës ashtu edhe Prishtinën.

“Asnjë president amerikan nuk ka qenë kurrë aq i afërt me rajonin sa Joe Biden,” tha Mujanovic. “Në këtë moment askush nuk do të donte të ishte Aleksandër Vuçic.”

Biden e ka bërë të qartë se ndryshe nga Trump, ai nuk do të jetë i gatshëm të mënjanojë kombet evropiane në negociatat e tij me Beogradin. Kur bëhet fjalë për Kosovën, ky mund të jetë një lajm veçanërisht i keq për Vuçicin.

“Nëse Biden dhe shtetet europiane koordinohen në presionin e tyre ndaj Beogradit për të njohur Kosovën pa ofruar asnjë lëshim që ai mund t’ia shesë elektoratit të tij të brendshëm, presidenti serb është në teladhe” tha Vuk Vuksanoviç, analist në Shkollës së Ekonomisë në Londër. “Edhe me Biden në Shtëpinë e Bardhë ka të ngjarë të jetë SHBA-ja ajo që do të marrë drejtimin e marrëdhënieve të ardhshme midis Serbisë dhe Kosovës dhe jo Bashkimi Europian. BE e ka humbur besueshmërinë në rajon që kur Bullgaria vuri veton në bisedimet midis Brukselit dhe Maqedonisë së Veriut dhe megjithëse pranimi për Serbinë është teorikisht në letër, ajo po duket gjithnjë e më e largët duke pasur parasysh rezervat e liderëve të tillë si Emmanuel Macron “Pa perspektivë të qëndrueshme zgjerimi, BE nuk ka asnjë ndikim në rajon,” tha Vuksanoviç.

Por fitorja e Bidenit nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën. Trump ishte e rëndësishëm për Vuçiç në të njëjtën mënyrë që ishte e rëndësishme për populistët e tjerë të djathtë ose qeveritë në Europë të perceptuara si autoritare duke përfshirë Poloninë, Slloveninë dhe Hungarinë.

“Sigurisht që është një goditje për populistët në Europë, përfshirë Ballkanin Perëndimor pasi politika e tij e jashtme nuk promovoi dhe favorizoi demokracitë liberale” tha Bieber.

Për Mujanoviç, Serbia nuk është Hungari dhe Vuçiç nuk është Orban. “Serbia është një vend i vogël, i varfër dhe nuk ka fuqinë ekonomike ose politike që Vuçiç të jetë një lojtar në skenën botërore. Nuk do të duhej shumë nga Shtëpia e Bardhë, për ta vendosur Aleksandar Vuçiq përsëri në dorën e saj”, thotë Mujanovic,

“Vuçiç ka peshë dhe ndikim në Ballkanin Perëndimor sepse i gjithë rajoni është i tillë, është margjinal dhe i varfër, dhe Serbia është qeni i madh, por jo ekonomikisht. Ekonomia e saj është më e vogël se Sllovenia dhe Kroacia, “tha ai. (gazeta si)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com