Anashkalohet COVID,shkelen masat në rradhët për të paguar ujin

Pavarësisht situatës mjaft të rënduar dhe numrit shumë të lartë të infektimeve ditore me Covid-19 në vendin tonë, korçarët duken indiferente ndaj këtij realiteti. Siç duket në këto pamje ata mblidhen në sportele për të paguar faturat e ujit.

Bie në sy që radhën e krijojnë shtresa më e rrezikuar nga ky virus, ku edhe fatalitetet për jetën janë më të larta.

Edhe pse vendi është prej një viti në këtë situatë pandemike, ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbajtjen e distancës dhe shmangien e grumbullimeve brenda një ambienti të vogël, thuajse nuk ekziston.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button