Andi Cani, gazetari i verbër me pasion sportin, Ora News i jep mikrofonin që ëndrra e tij të marrë jetë

Andi Canin e takuam dje në qendrën e rehabilitimit PAK (Personat me Aftësi të Kufizuar) në Vaqarr në një takim ku kërkonin investime për jetëzimin e kësaj qendre.

Ai na tregoi se kishte mbaruar fakultetin e Gazetarisë dhe masterin për Marrëdhënie me Publikun.

Thotë se ka dalë me rezultate të shkëlqyera por se rruga për të zhvilluar ëndrrën është tepër e vështirë për shkak të problemit me shikimin.

Fatkeqësisht jo, gjithmonë më janë mbyllur dyert, thjesht kanë kërkuar dokumenta, CV por kanë mbetur në letra” tregon ai për gazetaren e Ora News, Anxhela Celibashi.

Pasion ka gazetarinë dhe gazetarja Anxhela Celibashi i dha mikrofonin e Ora News që ëndrra e tij të marrë jetë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button