Aromë trëndafilash dhe fekalesh, nga qendra e Pogradecit në fshatrat e afërta si po nis sezoni turistik.

 

Në Pogradec është çelur sezoni I ri turistik, me ambicjen e bashkisë që këtë vit të shënohet një hop I frekuentimit të pushuesve në qytetin liqenor. Reklamat nuk munguan, ashtu si në të gjitha zonat me prioritet turistik të vendit që janë gatitur të presin sa më shumë pushues. Këto përpjekje bën edhe bashkia Korçë, ajo e Kolonjës e mandej Devolli e Pusteci me promovime të aktiviteteve sportive e kulturore.

Teksa bashkitë e juglindjes janë sy e veshë për ardhjen e vizitorëve dhe sidomos statusin e tyre ngaqë sektori I turizmit peshon në të ardhurat lokale dhe kombëtare, dalin problematikat edhe pas fasadës dhe euforisë paraprake.

Akoma në bashkinë e Pustecit nuk ka furnizim me ujë të rregullt të fshatrave. Të imagjinosh ca ditë pushimi me akomodim në zonën e Pustecit, duhet të mendohesh gjerë e gjatë për larjen dhe shpëlarjen që bëhet vetëm me ujë liqeni.

Aromë trëndafilash përcjell nëpërmjet fotove faqja zyrtare e bashkisë Pogradec, nga sheshi kryesor I qytetit, Odeoni. Në fakt, këtu është investuar që të krijohet një ambjent publik që ta ka ënda ta shijosh mes luleve, monumenteve poetikë dhe liqenit. Pogradeci po tregon kështu se nuk është më pak I bukurt dhe ndjellës se sa Ohri dhe Struga që I ka përkarshi liqenit.

Hë për hë, Odeoni është kërthiza e bukur me aromë trëndafilash e Pogradecit, dhe përjashto investimet private që doemos nuk mbeten prapa në konkurencën turistike, qyteti e rrethinat janë ku e ku të lëna pas dore. Është një lëngatë e gjatë korrupsioni, që Pogradeci po e vuan nga ish kryebashkiakët e tij, dhe që I ka lënë një mal me borxhe kësaj njësie administrative.

Pasoja shfaqet te infrastruktura me historik prapambetjeje, si në qytet edhe fshatrave. Ndërsa këto ditë skenën e mori Odeoni I Pogradecit për shfaqje të sezonit të ri turistik, ndoca kilometra më tutje, në fshatin Buçimas si qender administrative dhe nga më të njohurit e këtij rrethi, banorët ankohen se jetojnë nën erën e fekaleve.

Nëse turizmi funksionon kështu me kontraste aromash, Pogradeci shpreson edhe te ky sezon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com