Arrestimi i kryebashkiakut socialist, reagon Rama: Të përgjigjet vetë para drejtësisë, PS nuk e merr në mbrojtje

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar menjëherë për lajmin për arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se Fatos Tushen nuk mund ta mbrojë PS-ja, e duhet të përgjigjet vetë përpara drejtësisë.
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve”, shprehet Rama.
Më tej ai thekson se “Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button