Arrestohen të rinjtë në Korçë kokainë dhe armë në makinë

Policia e Korçës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta, duke arrestuar dy persona.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së narkotikëve, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se dy shtetas po qarkullonin me armë dhe drogë në një automjet tip “Benz”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit në lagjen nr. 9, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin Armando Çallëku, 19 vjeç, banues në Durrës dhe me pasagjer pronarin e mjetit, shtetasin Sandri Krasta, 31 vjeç, lindur në Pirg, Korçë dhe banues në Durrës, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive tip pistoletë, një krëhër me 8 fishekë dhe në sendet personale të shtetasit Sandri Krasta, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Sandri Krasta dhe Armando Çallëku.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Prodhimi e shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button