Arrestohen tre persona në Pogradec e Korçë, kapet 57–vjeçari i dënuar një vit më parë

POGRADEC-Arrestohen dy persona në Pogradec për mashtrim me kredi dhe drejtim makine në gjendje të dehur.

I arrestuari është E. Ç., 57 vjeç, banues në Pogradec, pasi para një viti, Gjykata e Apelit Korçë me e dënoi me 4 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.

S. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Enkelana”, Pogradec, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen” dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas policisë, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. 

Kurse në Korçë filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. K., 33 vjeç, banues po në Korçë, pasi, gjatë kontrollit në lokal në lagjen nr. 11, iu gjetën dhe sekuestruan tavolinë pokeri, 31 copë fisha dhe letra bixhozi, të cilat dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close