Arrestohet pogradecari, kapet me doza kanabisi. Në banesë i zbulohen radio marrëse, shkop gome, pranga e një detektor

PPOGRADEC

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 30-vjeçar pasi është kapur me disa doza kanabis, ndërsa në banesë i janë zbuluar sende të tjera të paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe​ armë të ftohta organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij në lagjen nr. 1 në Pogradec.

Gjatë kontrollit trupor të ushtruar shtetasit M. Y., 30 vjeç, banues në Pogradec. iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe më tej gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 thikë, 2 copë fishekë armë zjarri tip pistoletë, një radio marrëse-dhënëse, një shkop gome, një detektor që shërben për kontroll fizik personash dhe 1 palë pranga.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close