Arrihet numri i firmave për propozimin e ndryshimit të Kushtetutës, kush janë tre deputetët që i bashkohen Murrizit për listat e hapura (EMRAT)

Nismës së opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës, në mbështetje të nismëtarit Myslim Murrizi i janë bashkuar tre deputetë, të cilët janë Lefter Koka, Rreme Lala dhe Elena Xhina. Pas tërheqjes së Artur Roshit dhe Besnik Troplinit ditën e djeshme, numri i deputetëve pro listave të hapura shkoi në 27.

Por me shtimin e 4 deputetëve sot, shkon në 30 numri i firmave për listat e hapura. Duhen 28 firma për të marrë në shqyrtim një kërkesë ku kërkohen ndryshime në kushtetutë, gjë e cila duket se është arritur.

Në mënyrë surprizë gjatë ditës së djeshme qendrimin pro listave të hapura e pari dhe socialisti Adnor Shameti, duke shtuar zërat se kjo është një lëvizje nën rrogoz e Ramës, për të bllokuar Reformën Zgjedhore, dhe për të goditur koalicionin PS-LSI

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close