Artan Hoxha zbulon portin ku trafikohet më shumë kokainë: Paraja më e madhe në Shqipëri…

Për gazetarin investigativ Artan Hoxha, porti më i madh i drogës sot në Europë është Roterdami në Holandë.

Në vendin e dytë sipas tij renditet Belgjika dhe në të tretin Anglia. Hoxha deklaroi mbrëmë në MCN, se krimi i organizuar zgjedh portet e mëdha dhe me fluks pune për ngarkesat pasi është më e vështirë për ti kontrolluar.

“Porti më i madh i drogës është Roterdami. Dy portat hyrëse të drogës sot në botë janë në Belgjikë dhe Roterdam dhe i treti është në Angli. Krimi i organizuar zgjedh portet shumë të mëdha sepse është e pamundur që të kontrollohen të gjitha”, tregoi gazetari.

Paratë që vijnë nga një firmë për një tender që nuk kontrollohet nga askush sipas Hoxhës janë shumë herë më të mëdha se sa ato që sjell krimi i organizuar.

“Paraja më e madhe në Shqipëri është nga korrupsioni dhe jo nga krimi i organizuar. Krimi i organizuar nuk është dominues. Krimi bie më tepër në sy dhe është e shoqëruar me dhunë ndryshe nga paraja që vjen nga korrupsioni. Organizatat kriminale kanë filluar të bëjnë biznese. Ata sot japin shumë para me fajde. Ata qëmtojnë bizneset që nuk marrin para nga bankat dhe ata e kanë të sigurt që nëse nuk marrin paratë do të marrin biznesin. Ato kanë para dhe duan ti xhirojnë dhe hetimet e kanë të vështirë ti ndajnë gjërat ku fillon biznesi dhe ku përfshihet krimi”, tha Hoxha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button