Arti Korçar në zi,humb jetën këngëtari i serenatës

Arti korçar në zi, shuhet nga Covid këngëtari I serenatës Naum Tërova.
Arti korçar në zi pasi ka humbur një nga pjestarët e komunitetit të tij, këngëtarin e serenatës Naum Tërova. Sipas CNA.al, Naum Tërova është shuar sot ( e enjte) nga Covidi.
Tërova ka qënë I angazhuar prej vitesh në jetën artistike të qytetit me një sërë veprimtarish, duke spikatur në interpretimin e këngëve të serenatës apo organizime të aktivitetit tradicional të karnavaleve.
Korça edhe pse nuk hyn në zonat e kuqe të koronavirusit ka një numur relativisht të lartë të të prekurve me Covid-19 dhe ndonëse të pakta raste të humbjes së jetëve ditë pas dite.