Atentat MAFIOZ në Brazil, ekzekutohet “me bukë në gojë” në restorant 47-vjeçari shqiptar (EMRI-DETAJE)

Restoranti ku u vra shqiptari në Brazil

Ekzekutohet në një atentat mafioz në Brazil një 47-vjeçar shqiptar.

 

Krimi ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:10 të mëngjesit, teksa shqiptari i identifikuar si Ilir Zelka, ishte ulur në restorant “Cyrih” në qytetin Jardins të Sao Paulos.

 

Autoritetet në Brazil bëjnë me dije se shqiptari, i cili kishte prej 20 nëntorit që qëndronte në një hotel të zonës dhe frekuentonte rregullisht të njëjtin restorant, ishte duke ngrënë mëngjes, kur një person i paidentifikuar iu afrua me motor dhe hapi zjarr në drejtim të tij.

 

Zelka u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

 

Autori ishte veshur me një këmishë të kuqe dhe skafandër ngjyrë rozë. Zyrtarët e policisë thanë se ngjarja nuk po hetohet si tentativë grabitje. Pas atentatit, autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke braktisur motorin tip “Honda CG 150” që u sekuestrua nga policia.

 

Foto nga vendi i ngjarjes:

Burumi/News bomb.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button