Banka Botërore prezanton studimet mbi ndikimin e COVID-19 në ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Banka Botërore ka prezantuar sot një seri te re dokumentesh studimore të saj, në të cilat shihen ndikimet, që ka pasur COVID-19 mbi politikën buxhetore, sektorin financiar, sektorin e jashtëm dhe sektorin privat në Ballkanin Perëndimor.

Këto dokumente studimore plotësojnë Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor nr.17 të publikuar së fundi dhe Dokumentet për vendet (të prezantuara më 29 prill dhe 29 maj), si dhe paraqesin se si efekti i COVID-19 parashikohet të ndikojë në Ballkanin Perëndimor. Ky grup i tretë dhe i fundit i dokumenteve nënvizon tema të sektorëve specifikë (politikat buxhetore, të sektorit financiar dhe të sektorit të jashtëm dhe ndikimi në sektorin privat, siç raportohet nga firmat), të cilat kanë rëndësi kritike për një kundërpërgjigje adekuate ndaj COVID-19 nëpërmjet politikave afatshkurtra dhe afatmesme.

Dokumentet studimore janë momentalisht në anglisht, por sipas BB së shpejti do të jenë edhe në versionin shqip:

Raporti i plotë i Rregullt Ekonomik nr.17 për Ballkanin Perëndimor siguron tani një pamje të plotë se si ka ndikuar pandemia COVID-19 në Ballkanin Perëndimor dhe, ofron këshilla për opsionet e kundërpërgjigjeve nëpërmjet politikave adekuate makroekonomike, sociale dhe në sektorë të veçantë për periudhën afatshkurtër dhe afatmesme në këtë rajon.

Faqja e raportit

http://www.worldbank.org/eca/wbrer

Titujt e studimeve ne anglisht dhe linku perkates:

Fiscal Policy to Flatten the Curves: Crisis Containment and Mitigation

Financial Sector Policy Interventions – Liquidity Support and Risk Mitigation

Widening External Imbalances But with Different Magnitudes among Western Balkan Countries

Coping with the Effects of COVID-19: Firm-Level Perspective

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close