Bar “Zenido”, ambient arti në Korçë/ Konsumo një kafe dhe lexo një libër

Në Pazarin e Vjetër të Korçës ndeshim një shumëllojshmëri baresh, restorantesh, dyqanesh artizanalë që shfaqin më së miri traditën dhe kulturën korçare, që tërheq vëmendjen e të gjithë vizitorëve. Në pjesën anësore të pazarit, ndodhet një tjetër lloj bari, ndryshe nga ata në qendër, që të jep mundësinë e qetësisë dhe relaksit nëpërmjet leximit të librave.

REPORTAZH- Bar “Zenido”, ambient arti në Korçë/ Konsumo një kafe dhe lexo një libër

Në Pazarin e Vjetër të Korçës ndeshim një shumëllojshmëri baresh, restorantesh, dyqanesh artizanalë që shfaqin më së miri traditën dhe kulturën korçare, që tërheq vëmendjen e të gjithë vizitorëve. Në pjesën anësore të pazarit, ndodhet një tjetër lloj bari, ndryshe nga ata në qendër, që të jep mundësinë e qetësisë dhe relaksit nëpërmjet leximit të librave.

Në barin “Zenido” mund të konsumojmë një kafe në ambjente arti, e të gjithë do të pyesnim çfarë gjejme tek ky ambjent? Pikërisht piktura dhe libra të autorëve të ndryshëm, të kohërave të ndryshme dhe me përmbajtje në bazë të preferencave të klientëve. Me një stil arredimi tradicional të ndërthurrur me atë klasik, ky lokal rruan ende traditën korçare, me kangjëllat e zeza, dyert prej druri dhe stilin tradicional në ambjentet e brendshme të tij.

Gjatë vizitës tonë pranë këtij lokali, u takuam me pronaren e tij, e cila na priti me shumë kënaqësi për të biseduar lidhur me këtë biznes të vogël por me shumë vlera. Adelina Evro Drenesku na ka treguar fillimisht për veten e saj dhe arsyen e vendosjes së emrit “Zenido” për barin.

Profesioni im është ekonomiste dhe aktualisht punoj në një bankë në Korçë. Në pamje të parë dukem si njeri serioz për shkak të punës, por vetëm njerëzit që më njohin nga afër e kuptojnë anën time të fshehur, duke kuptuar rebelizmin që kam në karakter. Kur kam qenë e vogël nuk kam qenë e fokusuar në art, pasi isha shumë e prirur ndaj lëndës së matematikës dhe çdo angazhim e lidhja me të gjatë studimeve të mia. Këtë e tregon edhe fakti se pse sot jam një ekonomiste dhe jo artiste, ndonëse në shpirt ndihem e tillë.

 

Emrin e lokalit e kam zgjedhur vetë personalisht, fjala “zenido” përkthehet në shqip “pilivesa” dhe jo më kot e kam pëlqyer këtë fjalë por s’mund ta vendosja shabllon si emërtim. Pilivesa simbolizon ndryshimin, realizimin e vetvetes dhe të kuptuarit e jetës në mënyrë më të thellë. Këtë anë tjetër të të kuptuarit të jetës e kam gjetur pikërisht gjatë leximit të librave dhe s’mund të gjeja asnjë fjalë tjetër që i përshtatej”, tregon Adelina.

Leximin e librave Adelina e ka filluar që prej moshës 19 vjeçare kur ka lexuar librat e parë që ende sot e kësaj dite janë të pandashme nga kujtimet e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button