“Basha e ka përçarë e partinë”, Topalli merr vendimin, pas propozimit të bazës për t’u rikthyer në PD

Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë Top Channel, Jozefina Topalli refuzon të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.

Topalli shprehet se:

“Partia nuk demokratizohet as me formularë, as me komisione. LB ka përçarë e shkatërruar PD-në.

Ai nuk beson në asnjë parim të partisë që lindi 3 dekada më parë. Në këto kushte, nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë.

Me një drejtim të ri të gjithë do bashkoheshin realisht pa formularë dhe pa komisione, dhe Rama nuk do të kishte më shans për të drejtuar vendin”.

Kritikja më e fortë e Lulzim Bashës ishte ndër emrat më të propozuar nga baza demokrate në Shkodër, ndërkohë refuzimi sjell automatikisht përjashtimin e saj nga faza e dytë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm të PD-së, pasi në udhëzimin e selisë blu parashikohet se mosdorëzimi në kohë i formularit të deklarimit nënkupton heqjen dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm dhe Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve e heq personin e propozuar nga baza nga lista e kandidatëve, të cilët i nënshtrohen fazës së dytë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close